Maqedoni
Gërkovska: Lartësia e dënimit nuk është mekanizmi më i mirë
11.09.2023 17:03
Jo gjithmonë lartësia e dënimit është mekanizmi më i mirë për shqiptimin e masave...

Jo gjithmonë lartësia e dënimit është mekanizmi më i mirë për shqiptimin e masave, vlerëson zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Slavica Gërkovska, duke komentuar ndryshimet në Kodin Penal. Ajo ka përshtypje se ndonjëherë, prokurorët dhe gjyqtarët vendosen në një rol më të madh se politikanët. Sipas saj ata bëjnë vlerësim politik para se të marrin një vendim të caktuar për kohën e vendimit dhe masën e dënimit.
“Sërish vijmë te çështja e efikasitetit gjyqësor, sepse edhe me zgjidhjet e vjetra ne vijmë në situate që disa raste të ndalen, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë, biznismenë, të cilët kanë qenë ose janë të afërt me pushtetin e kështu me radhë. E përcjell me kujdes reagimin e opinionit professional, se jo gjithmonë lartësia e dënimit është mekanizmi më i mirë për kumtimin e masave dhe sërish vijmë tek ajo pjesa që sistemi gjyqësor, pra gjykatësit dhe prokurorët duhet ta kryejn punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe paanshme.”, - deklaroi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Slavica Gërkovska.
VMRO-DPMNE: Pushteti amnistoi përgjegjësinë nga skandalet
Por, partia me e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja, ripërsëritë akuzat se LSDM-ja dhe BDI-ja përmes këtyre ndryshimeve amnistojnë përgjegjësit për zjarrin të Spitalit Modular në Tetovë për rastin e “Besa Transit”, Onkologjisë dhe për shumë skandale tjera.
“Për kriminalitetin dhe korrupsionin që marrin jetë në RMV, e për të cilat askush nuk përgjigjet. Kjo është amnisti, tentative për të amnistuar, të shpëtojnë nga drejtësia edhe anëtarë aktual të pushtetit, por edhe funskionarë të qeverisjes së mëhershme LSDM – BDI. Por, mund të jetë edhe porosi deri te dëshmitarë eventual se ata nuk do të mbajnë përgjegjësi ose do ta kenë më të lehtë nëse fshehin ata që janë maja e asaj piramide kriminale në Qeveri.”, - theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Edhe opozita shqiptare ka kritikuar ndryshimet në Kodin Penal me pretendimin se kjo i mundëson kthimin Nikolla Gruevskit.
SANIJE DURAKU
