Protesta para Qeverisë, kërkohet zbardhje e rastit të onkologjisë

11.09.2023 19:48

Pacientë, ish-pacientë dhe familjarë të viktimave....

Pacientë, ish-pacientë dhe familjarë të viktimave që kanë janë trajtuar në në Klinikën e Onkologjisë kanë  protestuar para godinës se Qeverisë duke kërkuar zbardhjen e plotë të skandalit për keqpërdorimin me terapinë kundër kancerit në këtë klinikë, si dhe të zbulohen të gjithë të përfëshirët në këtë rast.

Protestuesit kërkuan “drejtësi për viktimat”.

“Le ti japim fund eksplautimit të tmershëm e të pa turpshëm të dobësis njerzore që po ndodhë në të gjitha nivelet në këtë shtet, një lojë e ndyrë me jetën e qindra e mijëra bashkqytetarëve tanë. Ata në mënyrë të pa turpshëm vidhnin dhe shisnin barnat në tregun e zi. Duhet të ngrejmë zërin, të ngrejmë dinjitetin njerzor, të luftojmëe për viktimat dhe të sigurojmë kushte normale për të gjithë pacientërt” – tha aktivistja, Nafie Selmani.

“Në çdo padrejtësi si kjo në Onkologji, por edhe në cdo padrejtësi në të ardhmen duhët qetë por me zë të lartë të themi JO. Secili prej nesh është i përgjegjëshëm të vendos se në cfar vendi duan të jetojnë. Këtë ja kemi borxh nipave dhe stërnipave tanë. Protestat masive duhet të vazhdojnë me qëllim që korupsionit dhe kësaj padrejtësia ti themi JO” – u shpreh aktivisti, Darijan Petrov.

“Ju zotërinjë dua tju pyes, se a thua vallë keni një pikë ndërgjegjje me këtë të cilën po na bëni me Enkologjinë, po pasuroheni në kurizin e më të afërmive tanë, të cilën nuk kanë më se cka të humbin përpos dëshirës për jetë. Akoma nuk i kemi haruar as spitalin modular ku u dogjën të gjallë 14 persona, as fatkeqësia me autobusët me 48 viktima. Ne duhet të luftojmë që ti mbrojmë jo vetëm jetën tonë, por edhe jetën e fëmijëve tanë, ndërsa të gjithë ato që janë të involvuar të japin përgjegjësi” – u shpreh një aktivistë tjetër.

Protëstës iu bashkangjitën edhe antarët e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Shëndetësorë.Kjo është protesta e dytë pas raportimeve se pacientëve në Klinikën Onkologjike kanë pranuar përbërje fiziologj ndërsa ilaçet e shtrenjta kundër kancerit kanë përfunduar në tregun e zi. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)