Panel diskutim për Basenin e Drinit të Zi
"Menaxhmenti i basenit lumor dhe menaxhimi me sfidat në nivel rajonal, nacional dhe lokal", është tema e panel diksutimit që sot dhe nesër do të mbahet në Shkodër, Republika e Shqipërisë...

Konferenca, në të cilën do të marrë pjesë edhe zëvendësminsitri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temellkovski është në kuadër të punëtorisë rajonale: Sfidat lokale të Basenit të Drinit.
CRESSIDA është program rajonal për ndërtimin e kapaciteteve të bashkësive lokale për zhvillim të qëndrueshëm të rajonin ndërkombëtar ujëmbledhës të lumenjve Drin dhe Drini, që e zbatojnë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
Është financuar nga Agjencia për mbrojtje të mjedisit jetësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (US EPA).
