Botë

Marok, numri i të vdekurve arrin në mbi 2,800

12.09.2023 10:39

Banorët, në pjesë të Marokut, të shkatërruar nga tërmeti më i madh i vendit në më shumë se një shekull...

Banorët, në pjesë të Marokut, të shkatërruar nga tërmeti më i madh i vendit në më shumë se një shekull, e kaluan natën e katërt jashtë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në më shumë se 2,800 njerëz.

Ekipet e kërkimit nga Spanja, Britania dhe Katari iu bashkuan përpjekjeve marokene për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti me magnitudë 6,8 që goditi malet e Atlasit të Lartë të premten. Televizioni shtetëror raportoi të hënën vonë se numri i të vdekurve ishte rritur në 2,862 me 2,562 të plagosur.