Botë

Novosibirsk, problem teknik, aeroplani bëri ulje emergjente

12.09.2023 11:44

Një airbus A320 bëri një ulje emergjente në rajonin jugperëndimor të Siberisë, Novosibirsk....

Një airbus A320 bëri një ulje emergjente në rajonin jugperëndimor të Siberisë, Novosibirsk. 

Në avion ishin 167 persona, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 fëmijë. Të gjithë janë evakuuar. Sipas informacioneve të para nuk ka viktima. Mediat lokale raportuan se arsyeja e uljes ishte një problem teknik.