Takim i Jolevskit me sekretarin shtetëror nga MMF, Zhan-Mark Todeshini

09.03.2015 10:07

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot në Ohër do të takohet me Sekretarin shtetëror për ish luftëtarët dhe ngjarjet historike nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Francës, Zhan-Mark Todeshini...

Qëllimi i vizitës është fillimi  i komemoracioneve për Frontin Lindor si pjesë e kremtimit të njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore, në të cilën rreth 70.000 ushtarë francezë humbën jetën.

Sekretari shtetëror Todeshini, i cili po viziton edhe vendet e rajonit Greqinë, Serbinë, Rumaninë, në Maqedoni do të qëndrojë dy ditë.