Takimi Kovaçevski-Saracin, Gjermania mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE
Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka realizuar një takim me përfaqësuesin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin, i cili qëndroi për vizitë pune në vend.
Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë me rëndësi për të dyja vendet.
Saracin konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Qeverisë gjermane për përparimin e mëtutjeshëm të vendit në rrugën e integrimeve evropiane.
Vendimi i ardhshëm për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese para të cilës është sfiduar RMV-ja, për Saracin është një vendim për të qenë pjesë e BE-së.
Kovaçevski falënderoi Saracinin, për mbështetjen e vazhdueshme gjermane, duke theksuar rëndësinë e Rezolutës së Bundestagut gjerman, e cila konfirmon mbështetjen e fuqishme gjermane për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e saj maqedonase, si pjesë e mozaikut të përgjithshëm të kulturës evropiane, njoftuan nga Qeveria.
