Femicidi në RMV, masat dhe bashkëpunimi ndërsektorial
Maqedonia e Veriut, megjithëse është vendi i parë....

Maqedonia e Veriut, megjithëse është vendi i parë në rajon që e trajton femicidin si krim, ende regjistron raste të shumta. Vetëm në katër vitet e fundit janë ndjekur penalisht 17 raste për vrasjen e 19 grave.
Një raport për gjendjen me femicidet në këtë vend u prezantua sot në një konferencë në Shkup me temën "Femicidi në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor - standardet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore".
“Në vitin 2019, nga gjithsej pesë vrasje në dhunë në familje, tre raste janë femicide, në vitin 2020, nga katër vrasje me dhunë në familje, tre janë femicide, në vitin 2021, nga pesë vrasje me dhunë në familje, tre janë femicide. Në vitin 2022, për fat të keq, numri rritet dhe nga gjithsej shtatë vrasje në dhunë në familje, gjashtë janë femicide. Dhe këtë vit, vetëm në tremujorin e parë jemi përballur me tri femicide, ndërsa së fundmi ka pasur edhe dy raste.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
“Raporti ynë rajonal tregon qartë nevojën për kriminalizim të veçantë të femicideve dhe ne jemi shumë të kënaqur me faktin se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv i praktikës së mirë në rajon. Tani gjyqësori në Maqedoninë e Veriut duhet ta zbatojë atë dispozitë në praktikë, si dhe të përmbushë rekomandimet e tjera nga Raporti Rajonal.”, - theksoi drejtoresha e programit “FemPlac”, Kosana Beker.
Trançevska theksoi se pavarësisht ngritjes së zërit, edukimit të vazhdueshëm, përmirësimit të kuadrit ligjor me të cilët duhet trajtuar çdo rast, ende dhuna ndaj grave është e pranishme në vendin tonë. (Sedat Selimi, TVM2)
