Madiq: Ndryshimet në KP nuk janë amnisti

12.09.2023 15:15

Ndryshimet kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje...

Ndryshimet kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me ndryshimet e bëra në Kodin Penal  dhe nuk paraqesin amnisti, thotë zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Vramovska-Madiq.

Duke komentuar qëndrimet e ekspertëve se këto ndryshime do të iniciojnë vjetrimin e lëndëve, ajo thotë se kemi të bëjmë me 38 nene për të cilat s’duhet spekuluar, por të presim qëndrimin e gjykatësve dhe prokurorëve se për cilat vepra bëhet fjalë, sa vepra janë të përfshira, çka paraqet kjo për veprat veç më të filluara. Është me rëndësi që tash pas zbutjes së dënimeve, gjykatësit e penales tërësisht të përkushtohen.

“Para se gjithash të sqarojmë se propozim-ndryshimet në Kodin Penal nuk paraqesin amnisti. A do të skadojë ndonjë veprim i kryer sipas këtyre neneve, a do të ketë vendim përfundimtar, a do t'i tërheqë Prokuroria, më së miri është që t’i lëmë gjykatat dhe Prokurorinë të jenë të parat që do të dalin me deklaratë dhe të japin qëndrim se për sa vepra po flasim, cilat vepra dhe çfarë do të thotë kjo në të ardhmen për ato procese që tashmë kanë  filluar.”, - deklaroi zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska – Madiq.

Gaber: Duhet analizë për lëndët e mbaruara

Drejtoresha e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Natasha Gaber Damjanovska, konsideron se ndryshimet në Kodin Penal nuk duhet të shihen të izoluara në raport me zhvillimet në periudhën e kaluar. Pyetja e vërtetë, sipas saj, është pse kanë kaluar kaq shumë vite me pak përfundime në çështjet e ngritura nga prokurorët.

“Për mua pyetja më e saktë është pse kaq vite kaluan, ndërkohë që kishim shumë pak vendime përfundimtare për ato vepra që ishin të iniciuara nga Prokuroria Speciale, por edhe nga Prokuroria Themelore Publike. Mendoj se kjo është ajo që duhet analizuar, të merren pak me procedurat që ndodhnin edhe Këshilli  Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve.”, - theksoi Natasha Gaber Damjanovska nga Akademia për Gjykatës dhe Prokuror Publik

Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal do të mundësohet vjetërsimi i 14 lëndëve gjyqësore, në të cilat akuzohen mbi 80 persona, sipas vlerësimeve të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Ata vënë në dukje se në këtë evidencë nuk janë marrë parasysh rastet që aktualisht ndodhen në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. (Sanije Duraku, TVM2)