Ekonomi
Lëvizja e çmimeve pa kontroll, Bytyqi: Do ta ndjekim situatën ligjërisht
12.09.2023 16:18
Lëvizjet e çmimeve në rrjetin e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore mund të sjellin dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët...

Lëvizjet e çmimeve në rrjetin e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore mund të sjellin dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe mund të prishë ekonominë e tregut dhe konkurrencën, andaj në përpjekje për të mbajtur në kontroll këtë keqpërdorim tregtar. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka realizuar takim me kryetarin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Vladimir Naumovski. Ka rrethana reale që tregojnë për fiksim artificial të çmimeve në nivele të larta, si rezultat i pazareve të koordinuara mes tregtarëve për çmimet e produkteve të caktuara, duke kontrolluar dhe kufizuar formimin e tyre të tregut të lirë, me synimin për të rritur fitimet e tyre. Kjo praktikë shkon drejtpërdrejtë në dëm të buxhetit familjar dhe nuk do të lejohet, thotë zëvendëskryeministri, Bytyqi. Potencon se zgjidhja vjen nga miratimi i ligjit për praktika tregtare jolojale.
“Përvojat tregojnë se në mënyrë adekuate problemet janë eliminuar me vet fillimin e procedurës. Ne nuk paragjykojmë apo aludojmë se ka shoqëri klani, por vlerësojmë se ka marrëveshje të caktuara nga tregtarë të caktuar dhe aktorë të tjerë që kanë bërë dëm dhe vlerësoj se kjo mund të përmirësohet nga veprimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Konstatim i përbashkët në mbledhje ka qenë nevoja që të fillohet me procedurat nga institucionet kompetente, përfshirë edhe Komisionin, dhe në përputhje me kompetencat ligjore të hetohet nëse ka shkelje dhe keqpërdorime të caktuara ligjore, që çojnë në rritje të padrejtë të çmimeve përfundimtare për konsumatorët. Bytyqi foli edhe për masat anti krizë. Tha se këto masa kanë të bëjnë me qytetarët për t'u ardhur në ndihmë në kohën e inflacionit, e që beson se do të jenë aktiv në fillim të muajit nëntor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
