“Bechtel dhe Enka”, nisin punimet në Korridorin 8

12.09.2023 17:01

Me minimin në kodrën mbi fshatin Banjicë e Epërme të Gostivarit...

Me minimin në kodrën mbi fshatin Banjicë e Epërme të Gostivarit, sot edhe praktikisht kanë filluar punimet në Korridorin 8, autostradës që do të lidh Gostivarin dhe Kërçovën.

Për këtë qëllim, në vendin ku filluan punimet në terren, morën pjesë zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ambasadorja e ShBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, ministri dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve,   drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ejup Ristemi, përfaqësues të konzorciumit “Bechtel dhe Enka” dhe shumë punëtorë të rinj të këtij konzorciumi. Pas shënimit solemn të punimeve në terren, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi deklaroi:

“Bëmë nisjen fizike të punimeve në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D dhe jam shumë i lumtur që e mbajtëm fjalën e dhënë javën e kaluar. Apeloj deri te qytetarët  që të aplikojnë për vende pune në konsorciumin “Bechtel dhe Enka” dhe mos ta humbasin shansin për t’i plotësuar mbi 2 mijë vende pune, të cilat i ofron ky projekt për vendin tonë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Hollësi rreth kontratës më konzorciumin “Bechtel dhe Enka”, si dhe rreth punëve në terren, tha drejtori, Rustemi.

“Në gjithë këtë periudhë kohore, ne kemi bërë zgjedhjen e të gjithë projektuesve dhe përcaktimin e trasave dhe përcaktimin e projekteve urbanistike. Në këtë kohë kemi bërë edhe elaboratet për eksproproim dhe tani të gjitha ato elaborate i kemi dërguar edhe në byronë për vlerësim, që të marrim edhe vlerësimin që të fillojë pastaj shpronësimi i tokave.”, - theksoi drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ejup Rustemi.

Për njësinë e projektit, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore tashmë ka dorëzuar projekte infrastrukturore për të gjitha segmentet, përveç Trebeshnishtë-Strugë-Qafthanë. (Lulzim Haziri, TVM2)