Maqedoni

Vazhdon seanca e 120-të parlamentare

13.09.2023 09:41

Kuvendi sot do ta mbajë vazhdimin e 6-të të seancës së 120-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa Propozim-ligje...

Kuvendi sot do ta mbajë vazhdimin e 6-të të seancës së 120-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa Propozim-ligje, përfshirë edhe Propozimin e ligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës. të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Transportin Ndërkombëtar Ujor në Liqenin e Ohrit.
 
Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, propozim-ligjet për tatimin e solidaritetit, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, të Ligjit për Tatim në Fitim, si dhe Propozimim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kujdes Shëndetësor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
 
Në agjendë është edhe strategjia fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2024-2028.