Maqedoni

Vërejtjet e ShBA-së për ndryshimet në KP, Gërkovska: Për mua janë thelbësore

13.09.2023 11:55

Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska, sot tha se ka dyshimet e saja në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal....

Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska, sot tha se ka dyshimet e saja në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal.

“Neni për konfiskimin më të zgjeruar, në thelb është nen nga kabineti im. ShBA-ja është partneri ynë strategjik dhe për mua do të jetë thelbësore vërejtjet dhe komentet e tyre për këto ndryshime”, tha Gërkovska.

Kuvendi me yll evropian dhe procedurë të shpejtuar, javën e kaluar miratoi ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilës parashikohet ulje e dënimeve për funksionarët, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, të cilën e ka dekretuar edhe presidenti, Stevo Pendarovski.