Botë
Takim trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq
13.09.2023 12:12
Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga takimi në mes Kosovës e Serbisë....

Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga takimi në mes Kosovës e Serbisë. Dje, Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht takimin trepalësh mes përfaqësuesit e lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq.
Takimi dy palësh do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë nga mediat e përfaqësuesit e lartë, Borrell, mbi rezultatet e takimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, në takimin e ardhshëm në Bruksel, nuk pranon kërkesa territoriale apo krijimin e strukturave të reja që kanë për qëllim të krijojnë fuqi ekzekutive në Kosovë, njëlloj siç ka bërë Dodiku në Bosnjë e Herzegovinë. Kryeministri Kurti, po ashtu ka theksuar se, sipas tij, në veri të Kosovës, tashmë veçse ka ndodhur deeskalimi dhe se e rëndësishme është që të mos bëhet rieskalimi i situatës. Rieskalimi potencial i ka rrënjët veçse në Beograd dhe kurrsesi në Prishtinë.”, tha ai ndër të tjera.
