Botë

Rusia ndihmon Korenë e Veriut, Putin: Ndihma ofrohet për ndërtimin e satelitëve

13.09.2023 12:33

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po qëndron në Rusi ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin....

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po qëndron në Rusi ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut në ndërtimin e satelitëve, ndërsa ekzistojnë dyshime se liderët do të arrijnë marrëveshje për furnizimin e Rusisë me armatim.
 
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do t’i ndihmojë Koresë së Veriut të ndërtojë satelit pas dy dështimeve që i pati ky vend gjatë këtij viti. Ekzistojnë dyshimet se dy liderët mund ta finalizojnë një marrëveshje për furnizimin e Rusisë  me armatim nga Korea e Veriut. Pak para takimit të dy liderëve, Korea e Veriut ka lansuar dy raketa e që besohet se janë lansuar për herë të parë në një kohë kur lideri i vendit ndodhet jashtë shtetit. Herën e fundit këta liderë ishin takuar në Vladivostok në vitin 2019.