Maqedoni

Pallati 10-katësh kthehet në ferr për banorët, me dhjetëra të vdekur nga zjarri

13.09.2023 14:07

Një pallat 10-katësh është përfshirë nga flakët duke i marrë jetën me dhjetëra personave në Hanoi të Vietnamit....

Një pallat 10-katësh është përfshirë nga flakët duke i marrë jetën me dhjetëra personave në Hanoi të Vietnamit.
 
Zjarri raportohet të ketë nisur në mesnatë në parkimin e pallatit, ndërsa më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, si dhe në ndërtesat ngjitur.
 
Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë rreth 70 persona, ndërsa 54 u dërguan në spital, por agjencia zyrtare e lajmeve në Vietnam raporton se me dhjetëra persona kanë vdekur, pasi nuk kanë arritur të dalin nga pallati dhe ballkonet ishin të bllokuara me hekura.