"Alo mjek", brenda javës 1.290 telefonata
Në linjën telefonike pë këshilla mjekësore 02/15123 "Alo mjek" gjatë shtatë ditëve të fundit janë regjistruar 1.290 telefonata...

Nga mesi i shtatorit prej kur është në funksion linja, deri më tani ka pasur 26.740 thirrje për këshilla mjekësore, kumtoi sot Enti shëndetësor Shkup.
Në "Alo mjek" 20 mjekë janë në dispozicion për të dhënë këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat bëhen nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Të gjithëve të cilët kanë telefonuar në linjën telefonike "Alo mjek" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillave mjekësore dhe terapisë adekuate simptomatike. Lajmërimet më shpesh janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, simptoma kardiovaskulare, respiratore, kollitje, ftohje, temeraturë e ngritur e trupit, virus stomaku dhe sëmundje simptomatike.
Në koll qendrën "Alo mjek" çdo ditë prej orës 18:00 deri në orën 22:00, për këshillë mjekësore kujdestarë janë drejtorët e enteve publike shëndetësore. Sot prej orës 18:00 deri në orën 22:00 në linjën për parqitje do të jetë kujdestar dr. Menduh Jegeni nga Spitali i posaçëm për gjinekologji dhe akusheri Çair, ndërsa nesër dr. Zhivka Jordanovska nga Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit. Pasnesër në qendrën thirrëse do të kujdestarojë dr. Oliver Zafirovski, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët. Të enjten do të kujdestarojë Idriz Nexhipi nga Spitali psikiatrik Shkup, ndërsa të premten dr. Olivera Davçeva nga EPSH Stacioni shëndetësor Zhelezara-Shkup. Të shtunë në 02/15123, prej orës 18:00 deri në orën 22:00 do të jetë në dispozicion prof.dr. Nebojsha Peshiq, drejtor i Klinikës për dermatovenerologji, ndërsa të dielën dr. Sllavço Stojmenski nga Klinika për traumatologji.
