Maqedoni
Lënda “Eurovia”, Gërkovska: Ka shkelje të ligjit
13.09.2023 15:18
Ekziston shkelje ligjore dhe duhet të ketë përgjegjësi....

Ekziston shkelje ligjore dhe duhet të ketë përgjegjësi. Kështu vlerëson zëvendëskryeministrja për Politikë dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, për rastin me paratë e kthyera për donatorin e BDI-së, kompania “Eurovia”. Ajo pret që KPShK-ja të vërtetojë se a ka pasur tregtim përmes ndikimit dhe paralajmëroi se do të kërkohet përgjegjësi për kontrollet që nuk janë bërë në kohë për afatin e kaluar për kthimin e parave të dedikuara për partinë.
“Cilat janë arsyet se pse një muaj para shpalljes së tenderit janë kthyer paratë, pse kontrolli nuk është bërë? Ka afat ligjor të përcaktuar se për sa ditë duhet të kthehen. A ekziston tregtim me ndikim sipas paralajmërimeve të KShPK-së. Ky është momenti financiar ku ka shkelje dhe duhet të ketë përgjegjësi.”, - deklaroi zëvendëskryeministrja për Politikë dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.
KShPK: Analiza është në rrjedhë e sipër
Edhe nga KShPK-ja bëjnë të ditur se është hapur lëndë për rastin “Euroavia” dhe për tenderin në vlerë prej 1,8 milion euro që e kanë marrë për adaptimin e qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Raportet kur do të jenë të gatshëm, institucionet dhe publiku do të informohen, thonë nga Antikorrupsioni.
“Analiza po vijon. Pas dorëzimit të dokumentacionit të tërësishëm për furnizim nga Ministria e Punëve të Jashtme është hapur lëndë. Veç më iu është shpërndarë anëtarëve të KShPK-së dhe po punohet për zbardhjen e rastit.”, thonë nga antikorrupsioni.
Gërkovska potencoi se do të veprojë sipas raportit të Komisionit për Antikorrupsion, për sa i përket financimit të partisë politike. Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, as Qeveria e askush tjetër përveç “Bechtel dhe Enka” nuk mund të zgjedhë nënkontraktor dhe u bëri ftesë organeve hetuese të hulumtojnë ligjshmërinë e këtij projekti.
FLUTURA LATFI
