Fundjava që lamë pas, në Shkup solli 26 aksidente

09.03.2015 10:16

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Qyteti të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit kanë kryer ekspertizë në 26 aksidente komunikacioni...

Të premten, më 6 mars, është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente komunikacioni. Prej tyre, katër janë me pasoja dëme materiale dhe pesë me pasoja lëndime të lehta trupore ku lëndime të lehta kanë pësuar tre shoferë të automjeteve, tre bashkudhëtarë dhe një këmbësor.

Të shtunën, më 7 mars, është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni, pesë prej tyre janë me pasoja dëme materiale dhe pesë janë me lëndime të lehta trupore ku janë lënduar katër shoferë të automjeteve, tetë bashkudhëtar dhe një këmbësor.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore ku lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një shofer i automjetit dhe katër bashkudhëtarë.

Të dielën, më 8 mars, është kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente komunikacioni dhe të njëjtat janë me pasoja dëme materiale.

Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni. Tridhjetë e shtatë shoferë nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përkufizuar të lëvizjes, 11 shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë si dhe 20 shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrecit" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 96 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.