Maqedoni

Zgjerimi i BE-së, Leyen: Duhet të kompletohet unioni me anëtarët e rinj

13.09.2023 16:12

Historia na thërret që ta kompletojë mozaikun e BE-së me përfshirjen e anëtarëve të rinj brenda saj...

Historia na thërret që ta kompletojë mozaikun e BE-së me përfshirjen e anëtarëve të rinj brenda saj. Këtë qëndrim e ka përcjellë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, përpara anëtarëve të Parlamentit Evropian. Thotë se unioni duhet të jetë vigjilent dhe të përcaktojë vizion të qartë të zgjerimit. Sipas saj, zgjerimi i ri duhet të jetë katalizatorë për progres. Megjithatë, shefja e ekzekutivit të BE-së nuk jep datë të qartë për zgjerimin e radhës, por potencon se KE-ja do ta mbrojë maksimalisht parimin e zgjerimit, sipas sistemit meritor.
 
“Historia tani po na thërret që të punojmë për të kompletuar bashkimin tonë. Në një botë ku disa po përpiqen t’i zgjedhin vendet në nga një, ne nuk mund të lejojmë t’i lëmë pas evropianët tanë. Përtej politikës dhe gjeopolitikës, ne duhet të imagjinojmë se çfarë është në rrezik. Ne filluam ta ndërtojmë Bashkimin Evropian të Mbrojtjes që nga viti 2007 dhe besoj se mund ta mbarojmë deri në vitin 2030 dhe plus.”, - deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
 
Thellimi apo zgjerimi i BE-së, Leyen: S’kemi kohë për traktat të ri, zgjerimi thërret
 
Von Der Leyen është e vetëdijshme se zgjerimi kërkon edhe ndryshime dhe reforma brenda BE-së, por konstaton se nuk ka kohë të pritet për traktat të ri. Zgjerimi në Evropë është politika më e mirë për siguri dhe paqe në kontinentin tonë, thotë ajo.
 
“Nuk është çështje e thellimit apo zgjerimit. Ne mundemi dhe duhet t’i bëjmë të dyja, për të na e dhënë peshën gjeopolitke dhe kapacitetin për të vepruar. Çdo valë zgjerimi erdhi me një thellim. Ne shkuam nga thëngjilli dhe çeliku drejt integrimit të plotë ekonomik. Të përcaktojmë një vizion për zgjerim të suksesshëm. Dhe, po kjo do të thotë të përfshihet përmes një konvente apo marrëveshje evropiane, nëse dhe kur të jetë e nevojshme. Por, ne nuk mund dhe nuk duhet presim marrëveshjen që të vazhdojmë me zgjerimin.”, - theksoi kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen. 
 
Komisioni Evropian do të fillojë të punojë për një sërë rishikimesh të politikave para zgjerimit, për të parë çdo zonë se me çfarë nevojash ballafaqohet për t’u përshtatur me unionin. Se si do të punojnë institucionet dhe si do të jetë buxheti, potencoi mes tjerash, kryetarja e KE-së, para eurodeputetëve në Strasburg. (Nermin Mulaki 0 Fejzullahu, TVM2)