Dhurimi i gjakut shpëton jetë, situata me njësitë e gjakut e kënaqshme
Të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë....

Të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë, është një akt me vlera të mëdha humane dhe civile. Në vendin tonë situata me njësitë e gjakut është e kënaqshme dhe aktualisht vendi mund t'u përgjigjet të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak dhe produkte të gjakut.
“Arrijmë t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave, edhe pse në vendin tonë çdo ditë ndodhin aksidente të rënda, bëhen intervenime spitalore apo operacione të ndryshme, por gjithsesi arrijmë të përballemi me të gjitha nevojat e qytetarëve në lidhje me furnizimin me gjak.”, - deklaroi drejtori i Institutit për Mjekësi Transfuzive, Venko Stomnaroski.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë shumë humanë, kjo është dëshmuar me grumbullimin e ndihmave për viktimat e tërmetit në Turqi, thotë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
“Me paratë që i grumbulluam, ndërtojmë shkolla, respektivisht jemi pjesëmarrës në ndërtimin e shkollave në Malatia. Tani grumbullojmë ndihma për Slloveninë. E mbaruam kampanjën javën e kaluar, më 30 gusht, grumbulluam rreth 4 milion denarë dhe të gjitha do të dërgohen këto ditë. Tani jemi në proces të grumbullimit të ndihmave për Marokun, me shumë gjasa edhe për Libinë.”, - theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Në organizmin e grumbullit të gjakut mori pjesë edhe presidenti, Stevo Pendarovski, së bashku edhe me disa ministra të vendit. Për herë të 15-të në Ambasadën Amerikane në Shkup u mbajt ky aksion në përkujtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. (Fitore Demolli, TVM2)
