Maqedoni
Pa energji elektrike disa pjesë të Karposhit dhe Gjorçe Petrovit
14.09.2023 09:50
Nga ora 08:40 deri në orën 15:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatrave Graçan, Karaula Çashkë...

Nga ora 08:40 deri në orën 15:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatrave Graçan, Karaula Çashkë dhe miniera Radusha në komunën e Gjorçe Petrovit, njoftoi QRMK pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA.
Nga ora 10 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bul. “Arradhat partizane” nr.102 (ndërtesa menjëherë pranë pompës së benzinës “Okta”) në Karposh.
Në këtë komunë nga ora 16 deri në 18 energji elektrike nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit rreth spitalit “Sistina”, pompa e benzinës “Lukoil” dhe kompania “Fonko”.
