Ekspozitë e Reshat Ametit nesër mbrëma në "Matica ekskluziv"
Në qendrën multimediale "Matica ekskluziv" nesër mbrëma në orën 19 do të hapet ekspozitë e 40 veprave nga piktori akademik Reshat Ameti...

Me këtë ekspozitë "Matica makedonska" e vazhdon traditën e vendosur që t'i afirmojë vlerat e larta të artistëve dhe piktorëve nga Maqedonia.
Reshat Ameti (Gostivar, 1964) ka përfunduar Fakultetin për art figurativ, në klasën e prof. Ana Temkovës. Punon si profesor i rregullt për pikturë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Me ekspozita të tij është prezantuar në Nju-Jork, Hamburg, Ankara, Boston, Mjanhajm, Cyrih, Bruksel, Sofje, Sharloa, Nirnberg, Paris, Vjenë, Groningem, Shkup, Prishtinë, Tiranë, Dibër, Gostivar, Tetovë...
Ka marrë pjesë në mbi 200 ekspozita grupore në Maqedoni dhe jashtë vendit. Është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të larta për krijimtarinë e tij, mdiis të cilëve edhe çmimi shtetëror "11 Tetori" për vepër jetësore në sferën e artit dhe kulturës.
Ekspozitën e Reshat Ametit nesër mbrëma do ta hapë poeti dhe kritiku letrar Eftim Kletnikov.
