Botë

Pas tërmetit me mijëra viktima, Maroku ‘shkundet’ nga një tjetër lëkundje e fortë

14.09.2023 12:45

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Marokun pas atij të ditëve më parë...

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Marokun pas atij të ditëve më parë që mori mbi 5 300 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Mediat e huaja raportojnë për një tërmet të ri me magnitudë 4.6 që u regjistrua 80 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Marrakeshit.

Kjo është e njëjta zonë e shkatërruar natën mes të premtes dhe të shtunës nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë.

Sipas të dhënave të regjistruara nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur në orën 06:53 me orën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash./abcnews