Botë

Bruksel, takimi Kurti-Vuçiq

14.09.2023 13:29

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi...

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Takimet e ndara, që do të nisin në orën 09:00, do të vazhdojnë pastaj me takim trepalësh.
 
Para takimit trepalësh, Bashkimi Evropian ka njoftuar për takimin e të enjtes, më 14 shtator, ndërmjet kryeministrit të Kurtit dhe presidentit serb, Vuçiq, në Bruksel. Sipas njoftimit të BE-së, dy liderët do t’i presë në takim përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell. Borell së bashku me përfaqësuesin special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00 e mëngjesit, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, njofton BE-ja.