Kulturë
Teatri shqiptar hap sezonin e ri, premiera e shfaqjes “Vdekja dhe virgjëresha”
14.09.2023 14:13
“Vdekja dhe virgjëresha” ishte shfaqja, e cila hapi dyert e Teatrit Shqiptar për këtë sezon...

“Vdekja dhe virgjëresha” ishte shfaqja, e cila hapi dyert e Teatrit Shqiptar për këtë sezon, në regji të regjisores, Afërdita Nuhiji.
Vepra e dramaturgut, Ariel Dorfman, të cilën për publikun e solli regjisorja Afërdita Nuhiji, përshkruan historinë e çilianes Paulina, e cila mbahej rob nga qeveria në kohën e diktaturës, rolin e të cilës e luajti Aida Elezi, e cila pos rolit të vështirë që e kishte ajo arriti të interpretojë emocionet e një femre të dhunuar e të shkelur nga koha dhe rrethanat.
“Është me të vërtetë një rol i vështirë ta luash një femër të dhunuar që ka qenë jo për ca ditë, por me muaj. Kemi kaluar në vështirësi, normal, por besoj t’ia kemi dalë.”, - theksoi Aida Elezi, e cila e ka rolin kryesor, atë të Paulinës.
Ndër të tjerash se përse regjisorja Afërdita Nuhiji e ka zgjedhur këtë tekst, kanë qenë edhe rrethanat edhe mesazhet e shumta që përmes kësaj teme të nxjerrë edhe disa tortura ose dhunime.
“Arsyeja se përse e kam zgjedhur këtë tekst ka qenë, siç i patë edhe rrethanat, kanë qenë edhe mesazhe të shumta që unë kam dashur të jap, jo vetëm të autorit, por jam munduar që përmes kësaj teme të nxjerr edhe disa tortura ose dhunime psikologjike, t’i trajtoj në këtë formë, ta çojmë zërin edhe të japim mesazhe që të vetëdijesohemi pak.”, - u shpreh regjisorja, Afërdita Nuhiji.
Aktorët shprehen të kënaqur me provat dhe shfaqën dhe bashkëpunimin me regjisoren.
“Në karrierën time një ndër rolet ndoshta më të vështira për të interpretuar, Roberto Miranën, por besoj t’ia kemi arritur qëllimit me ndihmën e regjisores. E falënderoj njëkohësisht. Kemi punuar shumë. Është shfaqje shumë komplekse, jo vetëm roli im, por edhe Paulina edhe Gerardoja janë personazhe shumë komplekse dhe shumë të rënda, ka shumë thyerje, besoj se ia kemi arritur qëllimit.”, - theksoi aktori që luan rolin e Roberto Mirandës, Hamdi Rashidi.
“Po, ky rol ishte një rol goxha sfidues edhe për mua edhe për të gjithë kolegët, shkaku se edhe si tekst është tekst goxha i vështirë edhe karakteret brenda saj gjatë zhvillimit se si ato duhen të zhvillohen dhe si duhen të luhen, por besoj që ia kemi dalë me sukses.”, - u shpreh aktori, i cili luan rolin e Geraldo Eskobarit, Fisnik Zeqiri.
Shfaqja e ka interpretimin edhe sonte në hapësirat e teatrit shqiptar në Shkup.
ARDITA RAMADANI