Kryeministri kosovar Mustafa për vizitë në Shqipëri
09.03.2015 10:24
Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, njoftojnë mediat kosovare...

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucionalë dhe politikë të Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.
