Bujqësi, pajisje të reja të sofistikuara, donacion nga BE-ja

14.09.2023 19:21

Në Institutin Bujqësor në Shkup....

Në Institutin Bujqësor në Shkup u shënua një moment frymëzues për sektorin e bujqësisë në Maqedoni. Në një nismë të bashkëpunimit të ngushtë mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë, u promovua një pajisje e re e sofistikuar për bankën e gjeneve e vendosur në këtë institut. 

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, theksoi se ky projekt i rëndësishëm është financuar me 210 mijë euro nga BE-ja, me qëllim që kjo pajisje e re të rritë kapacitetin ekzistues të farave autoktone.

“Me pajisjet e reja prezantohen për herë të parë analizat serologjike dhe molekulare sipas procedurave standarde evropiane të përdorura në bankat e gjeneve në botë. Procedurat e standardizuara për analizat serologjike dhe molekulare lejojnë kontrollin e gjendjes shëndetësore të materialit të farës dhe përcaktimin e identitetit gjenetik në nivel molekular, duke hequr kështu çdo subjektivitet nga ana e personit që kryen ekzaminimin vizual dhe përcaktimin më të saktë të gjendjen shëndetësore dhe pastërtinë e farave.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski.

Banka e gjeneve e pajisur tashmë me teknologji të fundit, do të luajë një rol të madh në ruajtjen e trashëgimisë gjenetike të bimëve dhe kafshëve vendore, duke ndihmuar në mbrojtjen e biodiversitetit të vendit. 

Në promovim mori pjesë edhe ambasadori evropian, David Geer, i cili theksoi para të pranishmëve rëndësinë e pajisjeve të reja që ngrenë nivelin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në të katër institucionet ku mbahen mostrat referuese të materialit gjenetik bimor. (Sedat Selimi, TVM2)