Ban e dënon shkatërrimin e qytetit të lashtë në Irak nga ana e SHI
Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun shprehu shqetësim për shkak të shkatërrimit të qytetit të lashtë Hatra në Irak nga ana e grupit Shteti Islamik...

Ai i kualifikoi aksionet e tyre si krim lufte dhe theksoi se është e domosdoshme t'u jepet fund këtyre dukurive.
"Sekretari i përgjithshëm urgjentisht i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t'i jepet fund aksionit terrorist sa më shpejt që është e mundur, dhe ta dënojë kontrabandimin e sendeve me vlerë kulturore...Sekretari i përgjithshëm thekson se shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë tonë kulturore paraqet krim lufte dhe fajtorët duhet të përgjigjen për këtë", njoftoi pres shërbimi i KB-së.
Përveç Hatrës, Shteti Islamik këtë uikend e shkatërroi edhe qytetin Dar Sharukin që ndodhet në Irak.
