Zjarr në një ndërtesë në Tiranë, është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material

14.09.2023 21:32

Një pallat 10-katësh në Tiranë...

Një pallat 10-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakë të mëdha, e për pasojë dëmet janë të konsiderueshme me fasadën që është shkrumbuar totalisht.

Pallati ndodhet në zonën e ish-parkut të Autobusëve, ndërsa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por fatmirësisht ndonëse ishte i përmasave të mëdha, banorët janë evakuuar në kohë dhe deri më tani nuk raportohet për viktima.

Ndërkohë, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri. Do jenë hetimet që do të përcaktojnë se ku ka nisur zjarri që më pas është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të pallatit.

Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë.

Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar”. Burime thane se pallati është ndërtuar në vitin 2021 me material polisteroli, ndërsa pallati ngjitur me të nuk ka pësuar dëme. Banorët janë shprehur të shqetësuar që mundi i një jete të tërë u është shkatërruar para syve dhe tanimë kanë mbetur pa strehë” – tha shefi i zjarrfikësve, Shkëlqëim Goxhaj.