Maqedoni
Seanca të disa komisioneve parlamentare
15.09.2023 09:54
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Mbrojtje, Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive...

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Mbrojtje, Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe seanca Juridiko-Ligjvënës.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do të mbajë dy seanca në rend dite të të cilave janë Statuti i Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup (Faza I) dhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonis së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë.
Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jetë Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Anketues për gjendjen në onkologji.
Komisioni Juridiko-Ligjvënës do të mbajë tri seanca.
