Botë

Uragani Lee godet SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maine

15.09.2023 11:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të përballen me uraganin Lee...

Pas ditëve me shi të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe tornado, New England përballet me stuhinë e kategorisë 1 që goditi Bermudan.
 
Guvernatori i Maine ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit të parë në 15 vjet. Ai kërkoi edhe ndihmë federale në përgatitjen për mbërritjen e Lee.
 
Priten erëra me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, shoqëruar me reshje të tjera shiu.
 
Një paralajmërim për stuhi tropikale i lëshuar përgjatë bregut të Neë England u shtri në veri deri në kufirin e SHBA-së dhe Kanadasë, si edhe për bregdetin e Masaçusets tha qendra e uraganit.