Netanjahu: Izraeli nuk do të japë më territore

09.03.2015 10:29

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi mbrëmë se Izraeli nuk do të japë më territore për shkak të klimës momentale në Lindjes e Afërtë me çka, me siguri përjashton mundësinë për krijimin e shtetit të Palestinës...

Deklarata e Netanjahut e dhënë para zgjedhjeve të caktuara më 17 mars hedh poshtë qëllimin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk njofton për orvatje paqësore në rast se zgjidhet përsëri.

"Kryeministri Netanjahu tha se çdo territor i evakuar do të bjerë në duar të ekstremizmit islam dhe organizatave terroriste që i mbështet Irani. Kështu që nuk do të ketë koncesione e as tërheqje. Kjo është irelevante", thuhet në kumtesën e Partisë së tij konservatore Likud.

Bashkësia ndërkombëtare një kohë të gjatë bën presion që të krijohet shteti i Palestinës në territorin që Izraeli fitoi në luftën 6-ditore në vitin 1967.