Botë

Ushtria ukrainase konfirmon se ka rimarrë një fshat nga forcat ruse

15.09.2023 13:12

Autoritetet ushtarake kanë konfirmuar se trupat ukrainase kanë rikthyer kontrollin...

Autoritetet ushtarake kanë konfirmuar se trupat ukrainase kanë rikthyer kontrollin në një fshat në lindje të Ukrainës.
 
Sipas shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, trupat tashmë po kontrollojnë Andriivkan, në rajonin e Donetskut, raporton skynews.
 
Andriivka shtrihet në jug të Bakhmutit, ku u zhvillua një nga betejat më të ashpra përgjatë shumë muajve përpara se Rusia të merrte qytetin në muajin maj.
 
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës raportoi gjithashtu “sukses të pjesshëm” pranë një fshati tjetër në jug të Andriivka – Klishchiivka.