Maqedoni
Tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës, në Shkup protestojnë familjarët e viktimave
15.09.2023 14:29
Në Shkup, sot do të zhvillohet protestë nga familjarët e viktimave të Spitalit Modular në Tetovë...

Në Shkup, sot do të zhvillohet protestë nga familjarët e viktimave të Spitalit Modular në Tetovë. Marshi protestues do të fillojë nga ora 14:00, nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Familjarët thonë se po mbrohen përgjegjësit e tragjedisë, ku u dogjën 14 njerëz të gjallë. Ata bëjnë apel që të tubohen njerëz në protestën që do të nis nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila sipas tyre i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë.
