Televizioni "Rusia 1" paralajmëroi dokumentar për Krimenë

09.03.2015 10:31

Kanali televiziv Rusia - 1 paralajmëroi mbrëmë se së shpejti do të transmetojë film me titullim "Krimea...

Rruga drejt atdheut", ku presidenti rus Vlladimir Putin flet se si është kryer operacioni për kthimin e asaj pjese të gadishullit në tërësinë e Rusisë, transmetuan mediat ruse.

"I thirra në Kremlin udhëheqësit e shërbimeve tona speciale, MM, dhe u dhashë për detyrë që t'ia shpëtojnë jetën e presidentit të Ukrainës (Viktor Janukoviç) pasi atë do ta kishin vrarë", thotë Putin.

"Ishte vendosur armë automatike me kalibër të madh që të mos ketë shumë fjalë. U përgatitëm për ta larguar drejtpërdrejt nga Donjecku...Kjo ishte mes 22 dhe 23 shkurti të vitit 2014. Përfunduam rreth orës shtatë të mëngjesit. Në fund thashë - Jemi të detyruar të fillojmë me aktivitete për kthimin e Krimesë në përbërjen e Rusisë", thotë Putin.

Në ekran gjatë kohës së transmetimit të kësaj pjese u paraqit "kajron" ku shkruante se filmi së shpejti do të transmetohet, lajmërojnë mediat ruse.