Maqedoni

Rasti onkologjia, Komisioni Kuvendor për sistem politik, debat për formimin e Komisionit Anketor

15.09.2023 14:46

Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve...

Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve do të diskutojë sot propozim-vendim për ngritjen e komisionit hetimor për rastin “Onkologjia”, pas informacioneve për abuzime me terapinë biologjike për pacientët onkologjikë në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në IShP,  për të cilin tashmë është hapur një hetim.
 
Formimi i Komisionit hetimor është me nënshkrimet e 20 deputetëve të opozitës VMRO-DPMNE, e cila javën e kaluar i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, kërkesë me propozim-vendim për themelimin e komisionit. Propozim-vendimi përmban një komision tetë anëtarësh dhe parashikon ngritjen e një Komisioni hetimor për, siç thuhet në dokument, “analizën e të gjitha dokumenteve në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në IShP, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë politike të zyrtarë të Qeverisë dhe shëndetësisë në lidhje me këtë çështje."