Maqedoni
Digjet deponia në Debërc të Tetovës, banorët të revoltuar për dëmtimin e shëndetit, Komuna e Zhelinës: Të hetohet rasti sa më parë
15.09.2023 15:10
Në fshatin Debërc të Komunës së Zhelinës, për të pestën ditë me radhë vazhdon të digjet deponia...

Në fshatin Debërc të Komunës së Zhelinës, për të pestën ditë me radhë vazhdon të digjet deponia, e cila dëmton rëndë shëndetin e banorëve.
Banorët ankohen për vështërësi në frymëmarrje, përderisa kreu i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, bën të ditur se kjo ndezje është bërë nga faktori njeri.
Sejdiu kërkon nga institucionet që të punojnë për zbardhjen e rastit. Por, sipas tij, edhe përkundër kërkesave që kanë bërë deri tek Ministria e Ekologjisë dhe ka marrë përgjigje pozitive për largimin e deponisë, e njëjta nuk ka vepruar.
