Maqedoni
Çmimet e produkteve ushqimore, konkurrenca jolojale, ka ndikuar në rritjen e çmimeve
15.09.2023 15:50
Rritjen e produkteve ushqimore bazë...

Rritjen e produkteve ushqimore bazë, qytetarët më së shumti filluan ta ndjejnë pas 1 gushtit. Kjo periudhë do të vlejë për uljen e çmimeve të 50 produkteve. Institucionet përkatëse ndjekin me vëmendje çmimet, si bazë do të merren çmimet e muajit korrik.
Analizat për formimin e çmimeve të reja do të përfundojnë këtë vikend dhe nga e mërkura e ardhshme, qytetarët do të paguajnë çmime më të lira prej 10 për qind. Nga Shoqata e Odave Ekonomike mendojnë se duhet të kihet parasysh dhe politikat doganore për import të retromaterialeve. Kryetari i Shoqatës së Odave Ekonomike, Angellovski, thotë se faktor kryesor për uljen e çmimeve është konkurrenca e fortë dhe lojale.
“Ne jemi një treg i vogël, që nënkupton se edhe oferta është e vogël, duhet të punojmë për përmirësimin dhe rritjen e konkurrencës mes kompanive, konkurrenca është një faktor potencial për ulje të çmimeve, mendojmë se tregu ynë ka nevojë për rritje të konkurrencës dhe institucionet të punojnë në këtë aspekt dhe të lëmë që ekonomia të bëjë pjesën e vet.”, - deklaroi kryetari i Shoqatës së Odave Ekonomike, Angellovski.
Tregtarëve do t’u lejohet të ulin çmimet e produkteve, të cilat janë pranë afatit të skadimit, në të kundërtën, nëse ndërmarrin që të ulin çmimet deri më 30 nëntor, do të përballen me gjoba. Me ndryshimet e ligjit parashihet që të ketë më shumë inspektime dhe mbyllje të bizneseve, nëse konstatohen parregullsi. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
