Maqedoni
Ndryshimet në Kodin Penal, Kovaçevski: I bëmë për harmonizim me ligjet e BE-së
15.09.2023 16:20
Përderisa ndryshimet në Kodin Penal kanë hyrë në fuqi, pushteti dhe opozita...

Përderisa ndryshimet në Kodin Penal kanë hyrë në fuqi, pushteti dhe opozita akoma vazhdojnë përplasjet dhe arsyetimet për qëllimin e intervenimit urgjent në Kodin Penal.
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, thotë se ndryshimet favorizojnë sundimin e ligjit dhe konfiskimin më të lehtë të pasurisë së fituar në mënyrë ilegale. Kryesisht, Kovaçevski arsyetohet se ndryshimi në Kodin Penal i referohej ligjeve evropiane.
“Atë që ne e bëjmë është harmonizimi i ligjeve me Bashkimin Evropian. Mjaft ishe koha kur gjykata dhe prokuroria ishin të dirigjuara nga ministria dhe qeveria, kur janë porositur rastet gjyqësore. Neve na duhet kornizë ligjore evropiane, sipas shembullit të Gjermanisë, Sllovenisë, ashtu siç i bëjmë që shteti të mundet të jetë i qetë, që të mundet secili të përgjigjet për veprën e vet, pa marrë parasysh nëse është biznesmen, i sektorit privat apo në çfarëdo qoftë sektori. Nuk mundet që në baza të neneve të përgjithshme të Kodit Penal të përgjigjen një, dy apo tre, ndërsa të tjerët në mënyrë të pandërprerë ta shfrytëzojnë pasurinë që ndoshta e ka fituar në mënyrë joligjore.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Mickoski: Sundimi i ligjit, në duart e politikës së korruptuar
Për VMRO-DPMNE-në krimi dhe korrupsioni nuk do të luftohen, derisa prapa këtij fenomeni qëndron politika e korruptuar, bashkë me to edhe prokurorë të politizuar.
“Ne si shtet në Evropë jemi ndoshta më e korruptuara, e këtë e thonë edhe matjet relevante, siç është “Transparent International”. Shtet, ku kriminaliteti me të vërtetë ka metastazuar në shoqëri dhe kjo për shkak se ekziston koalicion i qartë mes kriminelëve politik dhe kriminelëve të vërtetë. Dhe derisa ai koalicion funksionon dhe që është i dukshëm për secilin qytetar, ne si shtet do të rangohemi në vendet e fundit dhe do të kemi problem serioz me funksionimin e shtetit ligjor, sundimin e ligjit dhe njëkohësisht do të kemi edhe prokurorë të partizuar.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ndryshe, BE-ja ka shprehur shqetësimin e vet për ndryshimet në Kodin Penal në mënyrë të përshpejtuar, si dhe si për moskonsultimin paraprak me akterët e përgjithshëm shtetëror dhe me Komisionin Evropian. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
