Radioja finlandeze vendosi emision për leximin e tërë Kuranit

09.03.2015 10:34

Radioja kumtoi se emisioni i kushtohet atyre të cilët janë të interesuar për religjionin, historinë e religjionit dhe kulturën...

Radioja shtetërore finladeze Yle filloi prej kësaj fundjave me transmetimin e emisioneve 60-minutëshe në suaza të së cilave në tërësi do të lexohet libri i shenjtë mysliman Kurani, me qëllim që të përmirësohet njohja e kulturës myslimane në këtë vend skandinav.

Radioja kumtoi se emisioni i kushtohet atyre të cilët janë të interesuar për religjionin, historinë e religjionit dhe kulturën.

Secili emision fillon me bisedë me përkthyesin e Kuranit në gjuhën finlandeze, profesorin Jaka Hamen Antila, me imamin e bashkësisë fetare inlandeze, Anas Xhahar, ndërsa librin e shenjtë islam e lexon Peka Savolajnen.