Familjarët e viktimave në Spitalin Modular në Tetovë kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit, Joveski
Nga Tetova erdhën në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...

Nga Tetova erdhën në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për të shprehur revoltën e tyre lidhur me epilogun e gjykimit të rastit “Spitali Modular” i Tetovës, ku me jetë pësuan të afërmit e tyre. Marshin e tyre protestues e vazhduan para Prokurorisë Publike, e cila sipas protestuesve është çerdhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Me pankarta në duar, jo drejtësi selektive, 32 vjet shtet, 32 vjet korrupsion që vret, familjarët e viktimave të Spitalit Modular të Tetovës, shprehin revoltën e tyre këtu para Prokurorisë Publike, nga ku kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të kryeprokurorit, Ljubomir Jovevski, së bashku me prokurorët tjerë. Ata gjithashtu kërkojnë rigjykim të rastit.”.
“Ne si familjarë kërkojmë shkarkim të kryeprokurorit, Ljubomir Jovevski, bashkë me prokurorët tjerë, Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petrevski, të involvuar në fshehjen e krimit. Hapje të procedurës gjyqësore për shkaqet e zjarrit, ku në bankën e të akuzuarve do të ulen udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë, si porositës dhe kompania “Brako”, si fituese e tenderit. Rigjykim dhe rishqyrtim i vendimeve nga gjykimi paraprak në gjykatë.”, - u shpreh protestuesi, Imshi Ibin.
Protestuesit thanë se nëse kërkesat e tyre do të hasin në veshë të shurdhër do të ndryshojnë mënyrën e protestës dhe do t’i radikalizojnë ato. (Ersan Pajaziti, TVM2)
