Maqedoni
Parashikimi i motit
16.09.2023 11:28
Kjo e shtunë do të nisë me kthjellime, alternuar me vranësira të herëpashershme.

Kjo e shtunë do të nisë me kthjellime, alternuar me vranësira të herëpashershme. Khjellimet do të mbizotërojnë në zonat e ulëta ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore, aty ku mund të ketë reshje të pakta shiu. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.
Në Shkup moti do jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, pasdite jostabile në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe përforcim të erës. Temperatura minimale do të ulet në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 31°C.
