Rritet numri i të sëmurëve nga virusi i barkut - rekomantime për parandalim
Pas rasteve të shpeshta me diare dhe gastroenterit të shkaktuar nga virusi i barkut që nga fillimi i vitit, Ministria e Shëndetësisë doli me rekomandime për mbrojtje dhe parandalim...

"Për mbrojtje dhe preventivë nga kjo sëmundje rekomandohet shmangia e kontaktit me të sëmurin, mbajtja e higjienës personale, larja e rregullt e duarve, larja e frutave dhe perimeve para konsumimit, pastrimit dhe dezinfektimit të sipërfaqeve, veçanërisht të lodrave për fëmijë", thuhet në rekomandimet që sot i publikoi Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak të mundësisë për bartje indirekte, nga Ministria theksojnë se është e nevojshme shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës me duar të palara. Duke pasur parasysh se virusi më së shpeshti paraqitet tek fëmijët e vegjël, veçanërisht është e rëndësishme larja e rregullt e duarve të fëmijëve gjatë kohës së qëndrimit në kopsht dhe në shkollë.
Virusi i barkut është sëmundje e shkaktuar nga enteron viruset me tipe të ndryshme. Kjo sëmundje më së shpeshti paraqitet tek popullata më e re, gjatë tërë vitit, ndërsa veçanërisht në fillim të pranverës dhe verës.
Sipas të dhënave nga sistemi "Vizita ime", nga fillimi i vitit për diagnozë diare dhe gastrointeritis janë lëshuar gjithsej 3.775 rekomandime dhe 3.456 receta, ndërsa për diagnozën e njëjtë gjatë vitit të kaluar janë krijuar 15.689 rekomandime dhe 25.978 receta.
Pjesa më e madhe e të infektuarve (mbi 90 për qind) nuk tregojnë asnjë simptomë, ndërsa tek të tjerët mund të paraqitet rritje të temperaturës, simptoma të ftohjes, simptoma të me të vjella dhe diare. Në shumë raste të rralla virusi i barkut mund të shkaktojë edhe komplikime, veçanërisht tek personat me imunitet të dobët, si goditje në tru dhe sëmundje të zemrës, infeksion të mushkërive.
Virusi i barkut më së shpeshti përhapet me kontaktin me personin e sëmurë, ose në mënyrë indirekte përmes ujit të ndotur, ushqimit, mjeteve (lodrave për fëmijë, pajisje për ushqim...)
Mjekimi i virusit të barkut tek rastet më të lehta përfshin terapi simptomatike dhe konsumim më tepër të lëngjeve dhe vitaminave që të pengohet dehidrimi, ndërsa tek rastet me pasqyrë krlinike të rënduar ka terapi plotësuese me rekomandim të mjekut.
Me qëllim të informimit të opinionit të gjerë për parandalim nga sëmundje të ndryshme, kumtesat e Ministrisë së Shëndetësisë prej tani do të publikohen në faqen e Facebook-ut InfoZdravje, e cila është faqe zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, dedikuar për përhapjen e lajmeve, informatave nga fusha e shëndetësisë dhe këshilla për parandalim.
