Maqedoni
Strugë, po humbet zejtaria, të rnjtë nuk janë të interesuar
16.09.2023 14:25
Githnjë e më shumë numri i zejtarëve në qytetin e Strugës po zvogëlohet dhe shumë dyqane të zejtarëve

Gjithnjë e më shumë numri i zejtarëve në qytetin e Strugës po zvogëlohet dhe shumë dyqane të zejtarëve po mbyllen përgjithmonë. Numri i zejtarëve të regjistruar në Strugë momentalisht është 209, prej të cilëve 110 janë frizerë dhe kozmetikë. Zejtarët thonë se interesimi tek të rinjtë për zanat është shmë i vogël, sidomos kur bëhet fjalë për frizerë tek gjinia mashkullore. Ndërsa e kundërta është përgjininë femërore, ku interesimi më i madh për zanat është për frizere dhe kozmetika.
“Ka prej të rinjve që kanë interes por nuk kanë interes sa duhet, sidomos në pjesën e zejtarëve në komunën tone për frizerë është shumë dobët me interes tek të rinjtë, ndërsa tek mekanikët pak më shumë interes, ndoshta për shkak se është më profitabile dhe shkojnë tek kto.”, tha kryetari i zejtarëve në Strugë, Kujtim Ajdo.
Zejtarët thonë se po përballen me shumë vështirësi, për shkak të krizave të një pas njëshme. Ata thonë se një pjesë të madhe të zejtarive vetëm sezoni veror i mban sado pak gjallë.
“Ka dallim shumë, në sezon kemi punuar shumë mire por që për fat të keq nuk zgjatën shumë, zgjat vetëm një muaj e gjysëm gati, kurse pjesa tjetër është shumë dobët me punë. Është shumë dobët në dimër dhe me vështirësi e kalojmë.”, tha Ajdo.
Pas krizës ka pasur mbështetje dhe grante nga qeveria për zejtarët, megjithatë interesimi në komunën e Strugës për të marrë ato grante ka qenë shumë i vogël. Të rinjtë gjithnjë e më shumë e shohin të ardhmen e tyre drejt vendeve evropiane dhe të paktë janë ata që marin iniciativë për të investuar këtu.
ILMIE ZHAKU
