Maqedoni
Partitë politike akuzojnë njëra tjetrën, VMRO: LSDM e zhytur në krim dhe korrupsion
16.09.2023 14:46
Shtet i zhytur në korrupsion apo vend me standard më të mirë jetësor?

Shtet i zhytur në korrupsion apo vend me standard më të mirë jetësor? Partitë politike me qëndrime të kundërta. VMRO-DPMNE akuzon pushtetin dhe kryeministrin Kovaçevski për keqpërdorim të rreth 40 milion eurove, të cilat nëpërmjet tenderëve i janë dhënë kompanisë Aitoniks për të kryer shërbime në dhënien e licencave për programe në administratë. Kjo kopmani siç thonë nga VMRO është në pronesi të Marko Andonov, i cili është koleg me kryeministrin Kovaçevski në një universitet privat në Shkup.
“Tre vite pasi që Kovaçevski është kryeministër, kompania e kolegut të tij profesor, Aitonics, tani merr jo 15, por 25 milionë euro, për të njëjtin shërbim - licenca për programe për administratën. Përse në vitin 2020, kur Kovaçevski ishte zëvendësministër, shërbimet kushtojnë 15 milionë euro, e tani kushtojnë 25 milionë euro? Cili është ndryshimi prej 10 milionë eurosh, përveç që Kovaçevski atëherë ishte zëvendësministër dhe tani është kryeministër? Si mundet që sekretari i përgjithshëm i qeverisë të nënshkruan dhe zbaton një kontratë me një kompani të një kolegu të kryeministrit?”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: VMRO po bllokon rroga më të larta
Nga ana tjetër social-demokratët lëvdërohen se gjatë kohës sa është LSDM në pushtet, ka mundësuar rritje të standardin jetësorë dhe stabilitet ekonomik përballë krizave të shumta. Sipas partisë në pushtet rroga minimale është rritur nga 10 mijë në 21 denarë, kurse pensionet janl rritur për 43%. Standard edhe më të mirë qytetarët sipas LSDM-së do të kenë me integrimin e vendit në BE, të cilin proces sipas tyre po e bllokon VMRO-DPMNE.
“Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, këto rezultate ekonomike do të jenë dukshëm më të mëdha. Në 5 vitet e para të anëtarësimit, punëtorët do të kenë paga më të larta nga 70 deri në 100 për qind. Prandaj LSDM-ja është e përkushtuar për integrim dhe anëtarësim në BE, për paga dhe pensione më të larta. DPMNE po bllokon me veprimet e saja të paarsyeshme po bllokojnë paga më të larta për punëtorët, pensione më të larta, standard më të mirë jetese.”, tha Lidija Tasevska nga LSDM.
Nga LSDM thonë se zgjedhja para deputetëve është integrimi në BE dhe një standard më i mirë jetese apo izolim, stagnim dhe regres ekonomik.
ERSAN PAJAZITI
