Maqedoni
Integrimi i vendit dhe rajonit, Sherifi: Rol do të kenë edhe zgjedhjet në BE në vitin 2024
16.09.2023 15:39
Bashkimi Evropian përpara sfidës së zgjerimit, reformave brenda institucionale dhe zgjedhejve të ardhshme....

Bashkimi Evropian përpara sfidës së zgjerimit, reformave brenda institucionale dhe zgjedhejve të ardhshme. Këto ishin disa pika kryesore të cilat kryetarja e KE-së Ursulla Von Der Leyen ditë më parë i tha para eurodeputetëve në Strazburg. Për ekzektuvin e BE-së, zgjerimi duhet të jetë prioritet sepse këtë politikë e dikton lufta që ka hyrë në Evropë, ndërkaq euointegirmi i Ballkanit Perëndimor, më shumë se integrim është siguri. Për profesorin unversitar Isak Sherifi, rol të rëndësishëm për zgjerimin e unionit do të kenë edhe zgjedhjet e vitit të ardhëm në BE, varësisht se çfarë strukturash do të vijnë në pushtet. Për rastin tonë, thekson nevojën e ndryshimeve kushtetuese, në të kundërtën Sherifi thotë se duhet patjetër të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Meqë shumë shtete presin aderimin në Bashkimin Evropian, nga këndvështrimi im varet krejt prej asaj se si do të rrjedhë procesi zgjedhor në Parlamentin Evropian që pason në vitin 2024. Si detyrë parësore politikës në Maqedoni i ngelet që të rikonsildojë rradhët në numrat e saj për ndryshimet kushtetuese që duhet të pasojnë deri në tetor eventualisht deri në nëntor. Në të kundërtën vendi duhet të shkojë drejt zgjedhejve të jashtzakonshme… Ballkani Perëndimor drejt integrimit evropian duhet të shkojë në pako, ose të paktën të anëtarësohen deri në vititn 2030.”, tha profesori universitar Isak Sherifi.
Diplomatët e huaj dhe politikanët ndërkombëtar apelojnë vazhdimisht që deri në nëntor të plotësohet kushti që doli nga propozimit francez, rrjedhimisht ndryshimet kushtetuese, votimi i të cilave është pezulluar pa afat të caktuar nga kreu i kuvendit Talat Xhaferi. Bashkimi Evropian sinjalizon që të shfrytëzohet dritarja e mundësisë, shancë për Maqedoninë e Veriut që sipas tyre, ndoshta nuk do të mund të gjendet shpesh në agjendën evropiane.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
