Aeroplani me energji diellore filloi fluturimin e tij rreth botës

09.03.2015 12:06

Një aeroplan është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekjen e parë për të qarkulluar rreth botës, duke përdorur vetëm energji diellore...

Aeroplani pritet të arrijë cakun e parë, Muskatin e Omanit, pas 10 orësh fluturimi. Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi oqeanet, Paqësor dhe ai Atlantik, nënkupton se do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë.

Themeluesit e impulseve diellore në këtë aeroplan dhe pilotët e tij, Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se ata shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e “teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase”.