Maqedoni
Fronti opozitar: Keqpërdoret pushteti për të mbuluar skandalet
16.09.2023 16:29
Partitë opozitare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike nëpërmjet një konference kanë reaguar ndaj projektit të korridoreve 8 dhe 10...

Partitë opozitare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike nëpërmjet një konference kanë reaguar ndaj projektit të korridoreve 8 dhe 10, duke theksuar se ky projekt po përvetësohet dhe familjarizohet nga ana e pushtetit.
“Para disa ditëve ishim dëshmitarë të një teatri të ri nën regjinë e BDI-së, ku pamë tek përvetësohet dhe familjarizohet projekti strategjik i korridoreve 8 dhe 10. Vlen të theksojmë, se ne i gëzohemi projekteve të tilla, të cilat madje janë dashur të fillojnë vite më parë, sepse nuk janë vetëm të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, por janë nevojë e meritë e tyre e plotë, por nuk mund të rrijmë heshtur kur në çdo rast Artan Grubi dhe BDI keqpërdorin pushtetin, duke prodhurar e mbuluar skandale të reja korruptive për të përfituar nga çdo anë. Të nderuar, në këtë film sikur të mos mjaftojë fakti që Artan Grubi keqpërdor rolin e tij për të personalizuar suksesin, sikur të mos mjaftojë fakti që në mes të projektit vlon konflikti i interesit, duke qenë se kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenjë të BDI-së, ai madje keqpërdor prezencën e Ambasadores për të mbuluar skandalet e tilla korruptive.”, tha Fadil Zendeli.
