Maqedoni

100 vite aviacion, Kovaçevski: BE, destinacioni i rradhës

16.09.2023 16:55

Mbushen 100 vite nga themelimi i aviacionit vendas....

Mbushen 100 vite nga themelimi i aviacionit vendas. Pilotë nga vende të rajonit realizuan fluturime në hapësirën ajrore të Maqedonisë, ndërkohë që numër i madh i vizitorëve ishin mbledhur në fushën sportive në Stenkovec të Shkupit për të parë këtë atraksion ajror.
 
“Jam këtu për aviacionin maqedonas, të shohim helikopterët, avionët luftarak.”, u shpreh një qytetar.
 
“I dua avionët dhe helikopterët.”, tha një qytetare.
 
Sipas njëriut të parë të klubit të aviacionit në Shkup, fluturimi nuk është guxim por përkushtim.
 
“Ne jemi pilotë të paktë në Maqedoni që merremi me këtë, por megjithatë jemi krenari e shtetit.”, tha drejtori i klubit të aviacionit në Shkup, Jane Stefanov. 
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me krenari mund të themi se jemi NATO, ndërkaq destinacioni ynë i rradhës është Bashkimi Europian.
 
“Pilotët tanë sot kanë qasje deri tek shkollat të shkëlqyeshme dhe avionë të cilët po i shohim mbi qiellin tonë. Këtë arritm me vendime të guximshme për të cilat jemi krenarë dhe të cilat na shpien tutje drejt realizimit të qëllimit strategjik të rradhës, anëtarësimi në BE.”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski
 
Fluturakja e llojit Ilindenka është e para e realizuar në Maqedoni në vitin 1955, e cila ka hapur rrugën prodhimit të fluturakeve të tipit të njëjtë të cilat janë shpërndarë në mbarë ish Jugosllavinë. 
 
MERAL ISMAILI